Presidenti rus Vladimir Putin ka dalë në një deklaratë për shtyp dhe u është drejtuar me një mesazh trupave ruse.
Ai u kërkon atyre të kthehen kundër qeverisë së tyre.
Putin thotë se Banderites, një referencë për luftëtarin anti-sovjetik të Luftës së Dytë Botërore, Stepan Bandera, dhe të ashtuquajturit neo-nazistë kanë vendosur armatim të rëndë duke përfshirë sisteme të shumta lëshimi raketash në qytete, duke përfshirë Kievin dhe Kharkivin.
“Neo-nazistët” përdoret rregullisht nga Presidenti Putin për të tallur qeverinë ukrainase. Presidenti i Ukrainës Zelensky, i cili është hebre, e ka hedhur poshtë këtë term.
“Ata po veprojnë si terroristë në mbarë botën, duke u mbrojtur pas njerëzve në mënyrë që të akuzojnë Rusinë se ka shkaktuar viktima në popullatën paqësore. Dihet me siguri se e gjithë kjo po ndodh me rekomandime të konsulentëve të huaj, mbi të gjitha këshilltarëve amerikanë”, tha Putin.
Më pas ai u drejtohet forcave ukrainase.
“Po ju drejtohem edhe një herë ushtarakëve të forcave të armatosura ukrainase: mos lejoni neo-nazistët dhe banderitët të përdorin fëmijët tuaj, gratë tuaja dhe të moshuarit si mburojë njerëzore. Merrni pushtetin në duart tuaja. Duket se ju dhe ne do ta kemi më të lehtë të arrijmë një marrëveshje sesa me atë bandë të narkomanëve dhe neo-nazistëve në Kiev”, ka thënë presidenti rus./albeu.com