Putin: Kur të vijë koha, do të jem unë ai që do të caktojë pasardhësin tim

Presidenti rus Vladimir Putin u ka thënë sot qytatrëve se kur të vijë koha, do të jetë ai që do ta emërojë pasardhësin e tij të mundshëm të Kremlinit, por shtoi se kjo zgjedhje duhet të ketë miratimin e votuesve.

“Sigurisht, koha do të vijë dhe mendoj se do të jem në gjendje të them se ai ose ajo, për mendimin tim, është i denjë të drejtojë një vend kaq të madh, siç është atdheu ynë, Rusia”, tha presidenti rus në emisionin televiziv “Straight Line”, në të cilin një herë në vit ai u përgjigjet pyetjeve të qytetarëve në lidhje me politikën e brendshme dhe të jashtme.

Ai shtoi se e konsideron si përgjegjësi të tij të këshillojë ata që do të garojnë për president pas tij.

68-vjeçari Putin ka qenë në pushtet që nga fillimi i shekullit. Mandati aktual gjashtë-vjeçar në Kremlin skadon në 2024.

Vitin e kaluar Rusia me ndryshimet e bëra në Kushtetutë , i jep të drejtë Presidentit rus të kërkojë edhe dy mandate të tjera gjashtë-vjeçare , kështu që ai mund të qëndrojë në pushtet deri në 2036./albeu.com


Shtuar 30.06.2021 16:16