Presidenti rus Vladimir Putin i ka thënë homologut të tij francez Emanuel Macron gjatë një bisede telefonike, se Moska dëshironte bisedime të drejtpërdrejta me vendet perëndimore për të parandaluar zgjerimin e NATO -s në lindje, tha Kremlini.
“Presidenti rus theksoi rëndësinë e fillimit të menjëhershëm të negociatave ndërkombëtare për hartimin e garancive ligjërisht të detyrueshme që do të përjashtonin çdo avancim të mëtejshëm të NATO-s në lindje dhe vendosjen në vendet fqinje, veçanërisht në Ukrainë, të armëve që përbëjnë një kërcënim për Rusinë. ”, thuhej në njoftim.
Putin bëri një kërkesë të ngjashme gjatë bisedimeve me presidentin amerikan Joe Biden javën e kaluar dhe gjatë një bisede telefonike me kryeministrin britanik Boris Johnson të hënën./albeu.com