Putin i dhuroi Berlusconit 20 shishe vodka për ditëlindje, KE: Shkelin sanksionet

Në ditën e lindjes italiani, Silvio Berlusconi ka marrë dhuratë nga lideri rus Vladimir Putin 20 shishet e vodka por mes duket kjo shkel sanksionet evropiane të vendosura ndaj Moskës pas pushtimit të Ukrainës, tha në një deklaratë sot Komisioni Europian.

Ish-kryeministri Berlusconi, partia e të cilit Forza Italia do t’i bashkohet qeverisë së re të koalicionit të Italisë, shkaktoi polemika këtë javë kur tha se ishte në kontakt me Putinin dhe së fundmi kishte shkëmbyer letra me të.

“Për ditëlindjen time, ai më dërgoi 20 shishe vodka dhe një letër”,  tha Berlusconi, i cili mbushi 86 vjeç muajin e kaluar, para ligjvënësve në dhomën e ulët të parlamentit të Italisë, sipas audios së publikuar nga agjencia e lajmeve LaPresse.

Paketa e sanksioneve të BE-së, zgjati ndalimin e importit të produkteve ruse për të përfshirë pije alkoolike, përfshirë vodkën, tha një zëdhënës i Komisionit në një deklaratë, duke shtuar se nuk kishte asnjë përjashtim për dhuratat.

Megjithatë, sipas të njëjtit burim, i takon shteteve anëtare individuale që të zbatojnë sanksionet dhe nuk ishte qartë nëse do të ndërmerrej ndonjë masë nga autoritetet italiane.


Shtuar 20.10.2022 12:51