Puthi në buzë balerinën, Megi Pojani tregon reagimin e prindërve: Babi është figurë autoritare

Puthja mes Megi Pojanit dhe partneres së saj Lorit në “Dancing With The Stars” ishte një nga skenat më të komentuara në ekran këtë sezon.

E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, Megi foli për eksperiencën në “DWTS”, ndërsa moderatoren e pyetën se si reaguan prindërit për puthjen skenike që ajo shkëmbeu me balerinën.

Me një përgjigje të zgjeruar, Megi tregoi se babai i saj “e kupton artin”:

“Babi im… po flas për babin sepse për ne gjithmonë ka qenë figura më autoritare, e kemi pasur shumë frikë, po të më fliste babi e kisha lotin gati, sepse kishte prezencë në shtëpi…

Por një gjë ai e thoshte gjithmonë: ju e keni babin artist, unë i kuptoj të gjitha”.


Shtuar 14.12.2022 22:47