“Pushtoi” mediat në 2018, ndryshimi i pabesueshëm i Xhisiela Malokut (FOTO LAJM)

Xhisiela Maloku, personazhi atipik që bëri lëmsh vendin në vitin 2018, pasi denoncoi ish-të dashurin Rexhep Rraja për dhunë është rikthyer.

Pa kaluar 24 orë ndryshoi dëshminë dhe mori barrën e përgjegjësive mbi supe. Sot, Xhisiela ka ndryshuar totalisht ne pamje dhe do të shkëputet nga ajo ngjarje e errët e jetës së saj.

Ditën e sotme, ajo ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Shqipëria Live”, ku ka zbuluar se vijon e jeton në Fushë-Krujë me familjen dhe nuk është larguar nga aty në asnjë moment.

Gjatë kësaj interviste, Xhisiela u shpreh se nuk ka pasur probleme në Fushë-Krujë pas ngjarjes së bujshme, por rrjetet sociale kanë qenë më problematike dhe për një farë kohe është larguar prej tyre./albeu.com/


Shtuar 13.12.2021 16:09