Pushtimi rus i Ukrainës, gjithçka çfarë ka ndodhur ditën e sotme

Lufta në Ukraië është në ditën e 27 të sajën dhe shkatërrimi vazhdon me ritme të njëjta, teksa shpresat për një ndalim duken të pakta dhe ende larg.

Këtu janë të gjithë zhvillimet kryesore të ditës së sotme:

  • “Ne jemi në prag të mbijetesës së luftës”, u thotë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deputetëve italianë teksa u drejtohet atyre përmes lidhjes video.
  • Ai gjithashtu ka folur me Papa Françeskun dhe ka sugjeruar se Vatikani mund të luajë një rol ndërmjetësues në përfundimin e luftës
  • Kryebashkiaku i qytetit Boryspil pranë Kievit u ka thënë banorëve që të “largohen sa më shpejt nga qyteti” ndërsa lufta kundër forcave ruse po afrohet.
  • Më shumë se 15,000 trupa ruse janë vrarë që nga fillimi i luftës, ka pohuar Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës – BBC nuk mund ta verifikojë këtë shifër.
  • Presidenti i SHBA Joe Biden ka paralajmëruar se udhëheqësi rus Vladimir Putin mund të jetë duke u përgatitur për të përdorur armë kimike dhe biologjike në Ukrainë.
  • Forcat ruse duket se janë “të bllokuara në vend”, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, pasi forcat ukrainase “vazhdojnë të zmbrapsin” përpjekjet për të pushtuar qytetin jugor të rrethuar të Mariupolit.