“Pusho o kastravec, jemi live”, infermieri që vidhte ilaçet e Covid-19 i apasionuar pas video-live në “Facebook” (VIDEO)

Nikolin Ciko, infermieri në Spitalin e Korçës i cili u vu në pranga pasi kishte kryer disa vjedhje medikamentesh kishte pasion edhe video-live në “Facebook” kur ishte brenda ambulancës.

Në një kërkim në profilin e tij në facebook, gjejmë një numër të konsiderushëm video-live, të gjitha nga makina e ambulancës gjatë kryerjes së detyrës.

“Rri urtë kastravec, se jemi live fare, është live budalla, e shef LIVE, injorant.”– i thotë Ciko kolegut të tij.

“Live live, 7 veta na kanë parë deri tani, ja në shërbim, qenër të punës.”– thotë më tej ai në video.

Ilaçet që vidhte  të cilat konkretisht ishin për kurimin e Covid-19 dhe tumorit ai ua shiste klientëve të tij.

Infermieri në deklaratën e tij në polici ka pranuar vjedhjet e kryera në spital. Ai ka thënë se ka kryer vjedhjet pasi kishte borxhe dhe kredi për të larë. /albeu.com/

 

 


Shtuar 31.08.2021 10:33