Pushimet për Krishtlindje, zbuloni çmimet e hoteleve në qytetet më të njohura në Europë

Çmimet e hoteleve në qytetet e njohura të Europës janë në nivele më të larta në dhjetor, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar por në muajt e mëparshëm, të nxitura nga kërkesa e regjistruar në kohën e Krishtlindjeve.

Nga të dhënat e motorit të kërkimit Trivago për muajin dhjetor për sa i përket çmimit mesatar online për një natë në një dhomë dyshe në hotelet e destinacioneve të njohura në Evropë janë si më poshtë:

Në Amsterdam çmimi mesatar është 170 euro në krahasim me 122 euro në dhjetor 2020.

Në Barcelonë është 129 euro kundrejt 111 eurove një vit më parë.

Në Berlin është 116 euro kundrejt 95 eurove.

Në Bruksel është 141 euro kundrejt 118 eurove.

Në Dublin është 167 euro kundrejt 133 eurove.

Në Lisbonë është 125 euro kundrejt 100 euro.

Në Madrid është 152 euro kundër 106 euro.

Në Paris është 187 euro kundrejt 144 euro.

Në Romë është 123 euro kundrejt 105 euro.

Në Vjenë është 149 euro kundrejt 131 euro.

Në Zyrih është 211 euro kundrejt 183 euro.

Nëse i kalojmë kufijtë e Europës, janë veçanërisht interesante rritjet në hotelet e Dubait, ku çmimi mesatar është vendosur në 230 euro në dhjetor të këtij viti krahasuar me 131 euro në të njëjtin muaj të vitit të kaluar dhe në hotelet e Nju Jorkut që kapin shifrën 341 euro kundrejt 176 euro në vit dhjetor 2020./albeu.com


Shtuar 6.12.2021 15:00