Policia e Tiranës ka arrestuar drejtuesin teknik të një firme ndërtimi pasi një punëtor është rrëzuar nga lartësia në orarin e punës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vorë arrestuan shtetasin R. J., banues në Tiranë, drejtues teknik i një firme, pasi në një magazinë që po ndërtohet nga kjo firmë, gjatë montimit të mbulesës së çatisë, ka rënë nga lartësia punëtori, shtetasi A. N”, thuhet në njoftim.
Ky i fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Albeu.com/