Punëtori në Kashar ra nga lartësia dhe vdiq, arrestohet pronari i ndërtesës, 2 në kërkim

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6,  arrestuan në flagrancë shtetasin me iniciale  R. B., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Gjithashtu bënë shpalljen në kërkim të shtetasve:

– B. B., 64 vjeç, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”;

Njoftimi i policisë

Policia njofton se F. N., rreth 57 vjeç aksidentalisht ka rënë nga lartësia e objektit ku po punonte e për pasojë ka ndërruar jetë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. B., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Gjithashtu bënë shpalljen në kërkim të shtetasve:

– B. B., 64 vjeç, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”;

– A. A., 62 vjeç, administrator i një firme ndërtimi dhe L. A., 29 vjeç, me detyrë drejtues teknik, të dy banues në Lushnjë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Punësimi i paligjshëm”, “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi:

Më datë 15.04.2022, në Kashar, duke punuar në objektin në pronësi shtetasve R. B. dhe B. B., në të cilin po kryheshin ndërtime pa leje, për shkak të shkeljes së rregullave të sigurisë në punë, ka rënë nga lartësia dhe si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi F. N., 58 vjeç, i punësuar në mënyrë të paligjshme nga shtetasit A. A. dhe L. A., të cilët fshihnin të ardhurat nga kjo veprimtari.

/albeu.com