PSG kërkon 250 mln € për Mbappe, zbulohet plani i Realit

Presidenca e PSG-së kërkon 250 mln euro për të lënë menjëherë të lirë Kylian Mbappe, i cili ka edhe një vit kontratë me kampionët e Francës.

Sulmuesi ka refuzuar në mënyrë kategorike mundësinë e rinovimit. Teksa ka përfunduar jashtë skuadrës së Luis Enriques. Që po vijon përgatitjet për sezonin e ri në Japoni.

Real Madrid mbetet prej vitesh destinacioni i preferuar i 24-vjeçarit. Ndërkohë, shtypi spanjoll shkruan se asgjë nuk ka ndryshuar te “Los Blancos”.

AS raporton se një burim brenda klubit historik thekson se Reali nuk ka ndërmend të shpenzojë 250 mln euro për kartonin e “yllit” francez.

Dhe nuk ka nisur asnjë bisedim zyrtar me homologët e PSG-së apo me përfaqësuesit e kapitenit të kombëtares franceze.

Në Madrid janë të sigurt se Mbappe do të mbetet në Paris deri në fundin e kontratës. Që i skadon verën e ardhshme.

Drejtuesit e Realit presin janarin e vitit 2024 për të firmosur një parakontratë me Mbappe dhe qershorin e ardhshëm për ta siguruar me parametra zero./Supersport


Shtuar 29.07.2023 17:58