PSG hedh mbi tavolinë ofertën zyrtare pë sulmuesin Scamacca

PSG nuk ka ndërmend të ndalet, teksa drejtuesit parisien po tentojnë çdo lojtarë që konsiderohet i rëndësishëm për formacionin e tyre.

Një nga lojtarët që kampionët e francës po tentojnë është edhe Gianluca Scamacca, i cili sezonin e fundit shkëlqeu me Sassuolon në Serie A.

23-vjeçari zhvilloi 36 ndeshje në Serie A ku e mbylli sezonin me 16 gola të shënuar duke e rritur ndjeshëm edhe çmimin e tij.

Kryeqytetasit francez tanimë kanë bërë një hap para për transferimin e italianit duke bërë ofertë zyrtare në drejtim të Sassuolos.

“Sky Sport” ka raportuar se kampioni në fuqi i Francës ka bërë ofertë zyrtare prej 30 milionë eurove plus 5 milionë të tjera bonuse.

Megjithatë kjo ofertë nuk e ka kënaqur Sassuolon që po pretendon të fitojë rreth 50 milionë euro nga shitja e lojtarit italian.

Gjithsesi, negociatat mes dy klubeve pritet të vazhdojnë gjatë ditëve të ardhshme, derisa vet lojtari i ka dhënë një përgjigje pozitive drejtuesve parisienë për transferimin në “Parc de Princes”./ h.ll/albeu.com


Shtuar 9.07.2022 11:12