Pseudonimet “Thiu” dhe “Noizy”, si identifikoheshin klientët e bandës së drogës Shqipëri-Itali

Grupi i trafikut të drogës mes Shqipërisë dhe Italisë pothuajse në çdo gjë ka përdorur simbole dhe pseudonime për të komunikuar rreth veprimtarisë së tyre. Ata përdornin pseudonime për klientët, ku bien në sy fjalët “Thiu” dhe “ Noizy”.

Në përgjime del biseda e kryer mes bashkëshortëve Enver Bakalli dhe Enkelejda Bakalli. Gjatë bisedës, gruaja e Bakallit bëri sqarime, të cilat vërtetuan marrëdhënien e furnizimit mes Alferd Lulit dhe Rexhep Dallupit.

Ajo u shpreh  se Alfredi, para se të arrestohej, furnizonte Dallupin me drogë. Më tej Enkelejda ia shpjegon burrit të saj situatën e Rexhepit me furnizuesin “Noizy”

Përgjimet:

Enkeleda BAKALLI: dhe ketij (DALLUPI Rexhep), i ka ardhur (droga).. inc apo nuk e di?

Enver BAKALLI: deri paradreke isha me ate, ne njembedhjete e ca u kthyem ne shtepi…

Enkeleda BAKALLI: ata cunat nuk vijne (dmth njerzit e Noizy 1) Lere cfare thote ky. (Rexhep

DALLUPI) Ata mik vijne.

Enver BAKALLI: ne ishim ulur ne park…

Enkeleda BAKALLI: nuk vijne se nuk ka leket… Lere cfare thote ky.. ata ja kane thene, ai (DALLUPI Rexhep) ka shkuar atje tre here dhe i kane thene “nuk ta japim pa leke”

Enver BAKALLI: Sa mije euro, nuk doshin 5 mije euro?

Enkeleda BAKALLI: jo, ata duan shume. duan 40 mije ose… 38 (mije euro) .. i kane thene

“‘nuk te japim me pa leke”. ata per te mos i thene jo Janit (Arjan DALL UPI) se jane miq te Janit e bejne me prit… per Lotin.

Enver BAKALLI: duan leket ne dore, kush e merr me leke ne dore? Ata jane rob qe genjejne dhe mik e kane…..ata vetem te vjedhin apo te vrasin ndonje per t’ia cuar atij … Keshtu behet- biznesi “nuk te jap mall as nuk me jep leket”…

Enkeleda BAKALLI: po keshtu… nuk e di…

Enver BAKALLI: deri dje ja jepte…

Enkeleda BAKALLI: deri dje ia jepte tjetri (Alfred LULI). jo ky… qe kur ka ardhur ky, pasi arrestuan ate tjetrin, ka pas probleme (per leket)… tejtri i linte, nuk i bente naze. Ai qe u arrestua (Alfred LULI). Ai ishte shume korret

Enver BAKALLI: prandaj po fiton shume ky (ironike).. ky punon se ja japin, e shet dhe e xhiron..

Enkeleda BAKALLI: varet si jane gjerat.

Enver BAKALLI : ai eshte barbon….. he nga e pi vete … (shan)…

Enkeleda BAKALLI: kur ky filloi t’i thoshte … dhe ai i tha “mik, ti me njeh mua apo ate tjetrin?”.. (dmth ke te besh me mua apo me tjetrin?)

Enver BAKALLI: Si me njeh mua apo ate tjetrin? Pse i thua nje gje tjetrit dhe gje tjeter mua? Atehere Eri (Rexhep DALLUPI) duhet te flase me të dy dhe t’i thote “po ju po talleni me mua? “Leket i more, cfare dreqin do?.

Enkeleda BAKALLI: ky ben gabim qe ben loje si grate. Keshtu tha ai ‘e keshtu tha ai tjetri…ai ia preu shkurt, i tha “nese do ta marresh nga une, ok. Te bezdis? Jo. Ta kam ulur?Po. Jo po ai me tha çmim me te larte… Po ti e shef cfare te jap une? Lere fare thote ai. Nëse e do, mire. Nëse nuk e do, ik” tha..

Enver BAKALLI: Si? Ky e jep me lire dhe ai e merr me shtrenjte? Lere Leda. Cfare po thua?

Enkeleda BAKALLI: ky qe eshte ne burg (Alfred LULI) ja ka dhene nga e vetja dhe jo nga ne.

Samir Prenga, i identifikuar në fletoret e sekuestruara në banesë (Alfred Luli si klienti me emrin “Thiu”), ka blerë nga Alfred Luli dhe Gjergii Luli në mënyrë te paligjshme 3 kg kokainë, 49 kg cannabis sativa dhe 62 kg hashash, kundrejt një pagese prej rreth 560,000 euro. Sipas dosjes, kjo veprimtari është kryer nga janari i 2016 deri në shkurt të 2017.

Nga verifikimi i telefonit të Alfred Luli, nga ekzaminimi i bisedave me aplikacionin Whtasup, u be e mundur identifikimi i personit me pseudonimin “Thiu”, i quajtur edhe me emrin “Miri”, me emrin Saimir Prenga.

Alfred Luli ne bisedat e shkëmbyera me Gjergji Luli i referohen mbërritjes ne aeroport te bashkëshortes se Alfred Lulit (Matilda Luli) dhe bashkëshortes së Saimir Prenga, te cilin fillimisht e quan me emrin “Thiu” dhe te nesërmen me emrin “Miri”. Nga vëzhgimet e kryera më pas, u konfirmuan mbërritjen në aeroport të shtetasve Matilda Luli dhe Larisa Prenga, bashkëshortja e shtetasit Saimir Prenga.

Në aparatin e telefonit Iphone është gjetur i riregjistruar numri 328-8094874 me emrin “Prenga Mir”. Përveç fakteve te mësipërme, përgjimet e mëvonshme te kryera ndaj Saimir Prenga, te shpjeguara edhe me sipër, konfirmojnë plotësisht përfshirjen e tij te plotë ne aktivitetin e trafikimit të lëndëve narkotike, se bashku me Alfred Luli.

Konkretisht, në bisedën e përgjuar midis Gergji Luli dhe Saimir Prenga, në prani edhe të personit tjetër me emrin Denis Shehu, konfirmohet përfshirja e plotë në aktivitetin e tregtimit të lëndëve narkotike, bashkë me Gjergi Luli. Kjo bisede u zhvillua në bordin e një mjeti  “Hyundai”.

Përgjimet: 

Denis SHEHU: E lene pas… Fillimisht te dy flasin per nje fare Xhuliano ge e ka Ilastuar shume dhe qe fillon ta bezdis per problemin me te vogel.

Ata vazhdojnë të flasin për ndeshjet e futbollit që organizon me djemtë. Me pas fillojnë të flasin për faktin se Lulit nuk i pëlqen të shkojë ne disko në Itali, por në Tiranë, diskutojnë po ashtu për klubet që hapen e mbyllen dhe problemet e tyre.

SHIEHU Denis: dhe Gergii por i dinit rruget ketu apo i mesuat tani?

LULI Gjergji: I kam njohur.. i kam njohur

PRENGA Saimir: qe kur ishte ketu me ..

LULI Gjergji: kur Fredi (Alfred LULI) ishte ketu, ne ishim ketu …

SHEHU Denis: Ju ndoshta keni qene ketu duke zevendesuar vete Fredin?