Pse nuk u parashikua sulmi i Hamas? SHBA bën deklaratën e fortë

“Irani është bashkëpunëtor, në një kuptim të gjerë, në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, nuk ka asnjë inteligjencë që tregon se Teherani ka ofruar mbështetje në mënyrë specifike për sulmin e paprecedentë”, kështu deklaroi në një konferencë live këshilltari i sigurisë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.

“Ne kemi thënë që në fillim se Irani është bashkëpunëtor në një kuptim të gjerë, sepse ata kanë siguruar pjesën e luanit të financimit për krahun ushtarak të Hamasit, ata kanë ofruar trajnime, kanë ofruar aftësi, kanë ofruar mbështetje dhe ata kanë pasur angazhim dhe kontakt me Hamasin gjatë viteve”, tha Sullivan.

“Tani, sa i përket pyetjes nëse Irani e dinte paraprakisht për këtë sulm apo ndihmoi në planifikimin apo drejtimin e këtij sulmi, ne nuk kemi konfirmim për këtë, për momentin”, tha ai.

I pyetur se pse Izraeli nuk ishte në gjendje të parashikonte sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, Sullivan iu drejtoi pyetje zyrtarëve izraelitë.

Nga ana e Amerikës, ai tha: Ne nuk pamë ndonjë gjë që të sugjeronte se një sulm i këtij lloji do të ndodhte.


Shtuar 10.10.2023 21:57