Në Partinë Demokratike këtë të dielë janë zhvilluar zgjedhjet për kreun e ri të partisë, mes katër kandidatëve garues.
Dy kandidatët për deputet fitues në qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj dhe Mark Marku nuk kanë mundur që të shprehin vullnetin e tyre për kreun e partisë.
Marku dhe Gjekmarkaj janë paraqitur pranë qendrës së votimit në orën 19:20, por komisionerët nuk kanë pranuar që ato të votojnë, duke theksuar se në orën 19:00 pranë qendrës së votimit nuk ka pas asnjë votues ndaj dhe procesi është cilësuar i mbyllur.