“Pse nuk më bien mua burra si ti, por Valbonës”- mesazhi për Laertin që shkaktoi të qeshura në Big Brother

Banorët në Big Brother VIP Albania 4 kanë marrë sërish mesazhe nga miqtë e familjarët përmes ‘Big Love’.

E mesazhet më interesante duket se i erdhën Laert Vasilit, njërit prej banorëve më të veçantë në këtë edicion.

Ai mori një mesazh nga një fanse, e cila e quajti një burrë të rafinuar me njohuri për fusha të ndryshme.

Mes tjerash, bën shaka se pse nuk i qëllojnë burra të tillë asaj, por Valbona Mhillit, marrë parasysh që shprehu një pëlqim për të në këtë format.

“Një burrë i rafinuar me njohuri për artin, historinë dhe letërsinë, po pse s’më bien burrat si ti, por i bien Bonës që nejse. Laert je i mrekullueshëm”, thuhet në mesazh.

E në anën tjetër, edhe gazetarja shprehu në një formë një pëlqim për Laertin, edhe pse pati shumë përplasje mes tyre.

Ata vijojnë të jenë vetëm miq deri më tani në këtë reality shou.


Shtuar 18.02.2025 11:49

Tags: ,