Shumica e njerëzve preferojnë që të kenë një gotë ujë gjatë kohës kur hanë bukë.
Sidoqoftë, studime të fundit kanë bërë të ditur se kjo gjë mund t’ju bëjë më shumë dëm sesa mirë.
Ekspertët thonë se shumë lëngje gjatë një vakti mund të shkaktojnë fryrje të barkut, tretje të keqe dhe absorbim jo të mirë të ushqimeve. Me fjalë të tjera, nuk duhet të pini ujë të paktën 30 apo 60 minuta para dhe pas një vakti. Ky është një rregull i artë, të cilës duhet t’i përmbaheni për t’u ruajtur nga problemet e tretjes.
Sidoqoftë, nëse jeni shumë të etur dhe nuk mund të përmbaheni, atëherë pini ujë në sasi shumë të vogël.
Gjithashtu, duhet të hani ushqim më ngadal dhe provoni të konsumoni ushqime më të tharta për të përmirësuar metabolizmin tuaj.