Është zbardhur dëshmia e bajzës nga Kosova që u kap me vrasësin serial Nuredin Dumani në banesën në Fier.
E reja 20-vjeçare, Mirjeta Hajdini, ka dalë sot në Gjykatën e Elbasanit për tu njohur me masën e sigurisë.
Hajdini, e cila u ndalua bashkë me Nuredin Dumanin natën e arrestimit të tij, ka marrë masën e sigurisë detyrim paraqitje 2 herë në javë nga Gjykata e Elbasanit.
Ajo ka zbardhur në polici edhe disa të dhëna shtesë rreth raportit të saj me Dumanin.
Dëshmia e vajzës:
Shtetasja M. Hajdini ka deklaruar qe eshte me shtetesi kosovare. Ne muajin prill te vitit 202 1, me shoqerine e saj ka qene tek lokal “G***” ne Gjilan. Aty tek ai lokal, ngjitur me to ishin ulur edhe 2 shtetas te tjere. Njerin nga ata e njihte dhe qubej Sh.Z dhe eshte nga Gjilani.
Ai ka nje qender poligoni ne Gjilan dhe familja e tij eshte disi e njohur ne Gjilan. Kurse djalin tjeter qe ishte me Sh. ishte hera e pare qe e shihte dhe nuk e njihte.
Ate dite ne lokal ky djali tjeter i ka folur dhe i kerkoi numrin e telefonit. M. ia ka dhene numrin dhe qe ate d i te filluan te komunikonin nga telefoni. Ai kishte nje numer celulari te Kosoves dhe jo te Shqiperise, por nuk e mban mend numrin.
Ai i eshte prezantuar me emrin Arvit Spahiu dhe i tha se ishte nga Tirana dhe ndodhej ne Kosove per pune, ku i ka treguar edhe nje leter njoftim apo karte identiteti , ku emri ishte vertete Arvit Spahiu dhe fotoja ishte e tij. Leter njoftimi qe i ka treguar nuk e d i se cilit shteti i perkiste por sqaron qe nuk ishte i Kosoves dhe i Shqiperise.
Pasi kishte kaluar afro 1 muaj gjysem qe nga dita qe u njohe n dhe qe takoheshin shpesh, thuajse çdo dite, Arviti kerkoi qe lidhja e tyre te behej serioze dhe donte te takonte prinderit e saj, ku i ka takuar dhe ata filluan te bashkejton in ne nje banese me qera ne Gjilan.
Arviti i ka treguar qe familjen e tij e kishte ne France dhe per kete arsye nuk mund ta takonte. Kur kane filluar te bashkejetojne, ajo ka vene re qe Arviti mbante arme zjarri me vete, gjithmone arma ka qene e njehte.
Arma ishte e zeze dhe kur dilnin ai e mbante ne brez e kur vinin ne shtepi a i e linte ne dhome. Kur e ka pyetur se perse mbante arme ai i eshte pergjigjur “ti je e re, s’ke pse ti dish keto”./albeu.com/