Pse duhet të përfshini kakao në dietën tuaj

Kakaoja ka përqendrime të larta të flavonoideve dhe proçanidinave, përbërës me aktivitet antioksidant që luftojnë radikalet e lira dhe mbrojnë kundër kancerit, sëmundjeve të zemrës dhe plakjes.

Më poshtë albeu.com do t’ju tregojë pse duhet ta përfshini kakaon në dietën tuaj

Të lidhura

None found

Antioksidantë

Sipas hulumtimit, përqendrimi i antioksidantëve në kakao të nxehtë është pothuajse dy herë më i fortë se në verën e kuqe, 2-3 herë më i fortë se çaji jeshil dhe 3-5 herë më i fortë se çaji i zi. Autori kryesor i studimit, profesori Chang Yong Lee, thotë se sa më e nxehtë të jetë kakaoja aq më shumë antioksidantë liron. Këto antioksidantë kontribuojnë në vonimin e plakjes, detoksifikimin e mëlçisë dhe gjakut, shëndetin kardiovaskular dhe uljen e niveleve të kolesterolit dhe sheqerit.

Humor i mirë

Pluhuri i kakaos rrit nivelet e neurotransmetuesve që përmirësojnë humorin në tru. Aktivizon serotoninën, hormonin e gëzimit dhe endorfinë dhe vepron si ilaç kundër depresionit, duke shkaktuar ndjenja gëzimi dhe kënaqësie dhe forcon mbrojtjen e trupit kundër stresit.

Forcon sistemin imunitar

Vetëm një lugë gjelle pluhur kakao pa sheqer siguron 3-9% të konsumit të rekomanduar ditor të hekurit, manganit magnezit dhe zinkut. Përveç transportimit të oksigjenit, hekuri ndihmon në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe është jetik për sistemin tuaj imunitar. Mangani është një përbërës i kërcit dhe kockave, i cili ndihmon në metabolizmin e enzimeve dhe lëndëve ushqyese. Magnezi ndihmon në ruajtjen e energjisë dhe një rrahje normale të zemrës. Zinku është jetik për prodhimin dhe rritjen e qelizave dhe qelizave të reja të sistemit imunitar. Pa zink të mjaftueshëm, numri i qelizave që luftojnë bakteret zvogëlohet dhe ju bën më të prekshëm ndaj sëmundjeve./albeu.com


Shtuar 22.06.2021 15:29