Pse akullnajat janë kaq të rëndësishme për Tokën?

Akullnajat janë një nga fenomenet më të shquara, por njëherazi edhe të tmerrshme të natyrës. Ato janë male akulli, shkëmbi, bore dhe sedimentesh që zvarriten përgjatë oqeaneve, duke u plasaritur dhe u grumbulluar sipas dëshirës. Por në të njëjtën kohë, ato po zhduken dalëngadalë.

Kështu akullnajat si ato në majën e malit Kilimanxharo në Afrikë, do të zhduken tërësisht deri në vitin 2050. Shkaku janë ndryshimet klimatike. Por ndryshimet klimatike kanë arritur deri në pikën që shkencëtarët thonë se asnjë ndryshim në emetimet globale të gazeve serrë, nuk do të ndryshojë fatin e tyre, që është zhdukja e plotë.

Po çfarë i bën akullnajat kaq të rëndësishme për planetin në fillim? Akullnajat janë në thelb koleksione të mëdha shkëmbi, sedimentesh, akulli, bore dhe uji që formohen nga toka. Nganjëherë ato përfundojnë në oqean, por shumë të tjera gjenden në tokë.

 

Shumica e akullnajave të botës gjenden në rajonet polare. Çdo klasifikim i tyre do të varet nga faktorë të ndryshëm si vendndodhja, madhësia, regjimi termik etj. Akullnajat malore janë akullnaja të kufizuara në një shteg të caktuar. Fushat e akullit janë në thelb komplekse akullnajash që mbulojnë vargjet malore.

Akullnajat krijohen kur bora gjatë shekujve ngjeshet fort në fletët dhe shkëmbinjtë prejakulli. Ndryshimi aktual i klimës ka një ndikim të madh në natyrë. Një efekt anësor, është se akullnajat në nivel global janë duke shkrirë me një shpejtësi të jashtëzakonshme.

Gazrat serë si dioksidi i karbonit kanë kontribuar në rritjen e temperaturave, të cilat nga ana tjetër shkrijnë akullnajat. Vlerësohet se më shumë se 1/3 e të gjitha akullnajave në botë, do të zhduken deri në vitin 2100. Ndaj shkencëtarët po përpiqen të gjejnë mënyra për të parandaluar shkrirjen e mëtejshme të tyre.

Dhe ky studim është tepër i rëndësishëm, sepse akullnajat nuk janë vetëm pjesë të mëdha akulli, por një burim jetik uji për pjesën më të madhe të popullsisë së botës. Mbi 1 miliard njerëz kanë nevojë për akullin e akullnajave për ushqim, energji, ujë, etj.

Duke pasur parasysh se ato janë në thelb lumenj të mëdhenj që gjarpërojnë dhe shtrihen nëpër vargmalet malore në të gjithë planetin, njerëzit që jetojnë pranë këtyre vendeve furnizohen me ujin e ëmbël pikërisht nga ky burim. Njerëzit që banojnë përreth Himalajeve, por edhe ata në Ande, e kështu me radhë, janë vetëm disa shembuj të vendeve shumë të varura nga uji i akullnajave.

Akullnajat veprojnë si depo uji, duke siguruar ujë edhe gjatë pjesëve më të thata të vitit. Pa këtë arsye, disa njerëz mund të mos kenë qasje tek uji gjatë gjithë vitit. Në fakt, rreth 3/4 e tëujërave të ëmbla në planet ruhen në akullnaja, duke e bërë atë rezervën më të madhe të ujërave të ëmbla që ka në dispozicion njerëzimi.

Por akullnajat mund të kenë një efekt të madh tek vetë peizazhi. Pasi ato kanë aftësinë të gdhendin dhe skalitin vetë tokën përmes erozionit. Ky erozion, pasohet më pas nga sasi të mëdha depozitimesh shkëmbore, duke e ndryshuar me kalimin e kohës përbërjen fizike të peizazhit.

I njëjti erozion vjen në formën e dy proceseve të ndryshme: Shkëputja dhe gërryerja. Kjo fundit ndodh kur fundi i trashë i akullit, i ngjashëm me letër zmerile e bluan shkëmbin poshtë ndërsa rrëshqet mbi të, duke krijuar strija ose gërvishtje.

Ndërsa shkëputja ndodh kur shtohen plasaritjet në shtratin e një akullnaje, duke thyer copa shkëmbinjsh që akulli i merr me vete. Ndonjëherë ato krijojnë ato që quhen koritat akullnajore. Këto janë lugina të mëdha, në një formë U-je. Fjordet e Norvegjisë janë një lloj peizazhi bregdetar që mund të krijohet përmes zhvendosjes së akullnajave.


Shtuar 14.11.2022 07:15