PS triumfon në Sarandë, dy kandidatet e PS- PD i japin fund betejës në mënyrën më të bukur (FOTO LAJM)

Saranda ka mbyllur numërimin duke i dhënë fitoren PS me  7842 vota, ndërkohë që Partia Demokratike numëron 5051 vota, ndërsa LSI 1480 vota.

Kandidatja e Partisë Socialiste, Anila Denaj është shfaqur entuziaste prej rezultatit përfundimtar.

Sapo përfundoi procesi, Denaj takoi dhe pranoi urimet për fitoren nga kundërshtarja e saj, Ina Zhupa kandidate e Partisë Demokratike.

Dy kandidatet u përqafuan duke i dhënë fund betejës në mënyrën më paqësore të mundshme si një mesazh për politikën e tensionuar në Shqipëri. /albeu.com/

 


Shtuar 27.04.2021 08:35