PS mban Kongresin, Bardhi publikon foton e 12 të hetuarve nga SPAK: Për arsye objektive…

Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me kongresin e Partisë Socialiste që po zhvillohet këtë të premte.

Ai ka publikuar fotografitë e 12 ish-kryebashkiakëve dhe ish-deputetëve që janë hetuar nga SPAK, duke i quajtur ata “paneli i 7”.

“Zbulohet paneli i 7 i Kongresit të PS me temë diskutimi Eksperienca më e mirë në luftën kundër korrupsionit në Qeverinë e Edi Ramës”. Për arsye “objektive” diskutimet do të zhvillohen online!


Shtuar 8.12.2023 14:01