PS “e lënduar” nga veprimet e PD në Komisionin Hetimor për 25 prillin: Na injoroi dhe provokoi

Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Toni Gogu ka reaguar pas mbledhjes e sotme të Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit.

Gogu akuzon opozitën për ngjarjet që ndodhën ditën e sotme në komision dhe gjithë përgjegjësinë për rrjedhën e ngjarjeve ja kaloi opozitës.

Në fund ai shton se maxhoranca është e hapur për ta rinisur në një moment tjetër mbledhjen në përputhje sipas tij me rregulloren e Kuvendit.

“Në shkelje të ligjit për komisionet hetimore (neni 10/1, 11/1 , 13/2 dhe 24) dhe të rregullores së kuvendit ( neni 25/2 , 34, 38, 49, 50, 51, 71, 75 e në mënyrë të posacme të nenit 76, Kryetari i komisionit hetimor zoti Alibeaj, në mënyrë të përsëritur injoroi të drejtën e maxhorancës për të paraqitur propozimet e neneve të draft rregullores  deri në shkeljen flagrante të mos marrjes në konsideratë të rezultatit të votimit. Pas thirrjeve të vazhdueshme për të futur në shinat e ligjshmërisë procesin e votimit, u detyruam të kërkonim pushim sipas nenit 39/1, paragrafi 3. Ne mbetemi vullnet plotë për rifillimin në çdo moment të mbledhjes në respekt të plotë të Rregullores së Kuvendit.

Provokimit të vazhdueshëm për të nxjerrë komisionin nga udha e ligjshmërisë në përmbushje të  funksionit të tij të hetimit  e për ta kthyer në “foltore” nuk do i përgjigjemi kurrë pozitivisht. Gjithashtu jemi të vendosur të mos lejojmë në asnjë moment në veprimtarinë e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, imponimin e dhunshëm të kulturës së tyre partiake të votimit” deklaron Gogu./albeu.com/

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Shtuar 22.10.2021 16:34