Është shtyrë seanca në Gjykatën e Posaçme për të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumani. Ai është arrestuar vitin e kaluar në kuadër të operacionit “Plumbi i artë”.
Ditën e sotme ishte parashikuar që Dumani të jepte sqarim për disa ngjarje kriminale, të cilat i ka kryer në bashkëpunim me të kërkuarin tjetër Talo Çela, përpara se ata të përplaseshin njëri me tjetrin dhe të krijonin armiqësi.
Para së të konfliktoheshin mes tyre, ata kanë bashkëpunuar për disa atentate në qytetin e Elbasanit, Durrësit, ku Nuredin Dumani ka treguar se këto ngjarje i ka kryer në bashkëpunim me Talo Çelën.
Në këto kushte, Prokuroria i ka kërkuar Gjykatës edhe disa ditë të tjera kohë për shkak se ka gjetur disa prova të tjera hetimore në lidhje me këto ngjarje.
Sipas saj, duhet kohë për të verifikuar duke ballafaquar dëshminë e Dumanit me provat e tjera të gjetura.
Sakaq, seanca e radhës gjyqësore është caktuar më 21 qershor në orë 09:00./Albeu.com/