Shqipëria sot do ta nisë kampanjën kualifikuese për Euro 2024, ku do të përballet me Poloninë në udhëtim. Kjo do të jetë prova e parë për trajnerin e ri të Kombëtares, Sylvinhon, i cili ka bërë të ditur 11-shen zyrtare.
Shqipëria synon që për herë të dytë ta sigurojë pjesëmarrjen në një Evropian, ku në grupin E bën pjesë me Çekinë, Ishujt Faroje, Moldavinë dhe Poloninë.
Formacionet startuese:
Polonia do të luajë me formacionin 4-4-2 dhe trajneri Santos ka vendosur për këta lojtarë: Szczesny; Frankowski, Bednarek, Salamon, Kiwior; Kaminski, Linetty, Zielinski, Zaleweski; Lewandowski dhe Swiderski.

Ndërsa Shqipëria kundërpërgjigjet me 4-3-1-2, ku ylli i Interit Kristjan Asllani do të jetë përkrahje për dy sulmuesit.
Në portë do të jetë Strakosha që ka fituar ndaj Etrit Berishës, ndërsa formacioni i plotë është si vijon: Hyaj, Mihaj, Kumbulla, Balliu; Gjasula, Ramadani, Asani; Asllani; Cikalleshi dhe Uzuni.

/Albeu.com/