Protestuesit janë mbledhur sot (6 qershor) për të shtatën ditë në Tiranë në protestën masive kundër qeverisë dhe për shkak të projektit të Zvërnecit.
Mijëra qytetarë, mes tyre edhe gra e fëmijë, të rinj e të moshuar, shoqëria civile dhe zëra të tjerë të pavarur, janë mbledhur së bashku në orën 18:00.
Të lidhura
None found
Pjesëmarrësit ishin me mijëra që u derdhën bulevardit. Nuk munguan thirrjet për rrëzimin e qeverisë dhe deri konfiskimin e pasurive.
Ndërsa kërkoi kujdes me aktet e dhunës, pasi tha se protesta ishte paqësore si dhe kujdes me flakadanët apo tymueset për shkak të dëmtimit të shëndetit, organizatori deklaroi se protesta nuk do të ndalet, duke ironizuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama.
“Ne nuk duam vetëm burgun, por edhe konfiskimin e pasurive, konfiskim të vërtetë. Ne duam konfiskimin e pasurisë që i përket popullit shqiptar”, tha ai mes të tjerash.
Thirrjet ishin nga më të ndryshmet:
“Shqipëria e shqiptarëve, jo e tradhtarëve”, “Berisha në burg, Rama në burg”. “Qeveria e krimit”, “Edi Rama ka mbaru, ka mbaru”, “Dorëheqje, dorëheqje”.
Më pas ata u derdhën në bulevard nga “Sheshi Skënderbej” për t’u grumbulluar para kryeministrisë.
Nga të gjitha anët e qytetit, protestuesit po marshojnë me pankarta në duar, flamuj kuqezi dhe thirrje të forta drejtuar politikës.protestaaa
Atmosfera në rrugë është e ndezur, ndërsa qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Nuk munguan as thirrjet “Poshtë komunizmi!”, “Poshtë diktatura!”, “Poshtë qeveria” apo “O sa mirë me qenë shqiptar ohej!”.
Të gjitha këto të shoqëruara ehde me pankarta e parulla, ku nuk mungonte sarkazma dhe ironia ndaj qeverisë dhe kryeministrit.
