Mijëra francezë dolën sërish në rrugë për të protestuar kundër reformës së propozuar të pensioneve, e cila do të rrisë moshën e pensionit në 64 vjeç nga 62.
Një grup protestuesish pushtuan për disa momente zyrat e operatorit të bursës Euronext në distriktin e biznesit La Defense të Parisit të enjten, duke thënë se kompanitë e mëdha duhet të paguajnë për të financuar pensionet.
“Na thuhet se nuk ka para për të financuar pensionet,” tha sindikalisti i Sud-Rail Fabien Villedieu. Por nuk ka nevojë të merren paratë nga xhepat e punëtorëve, ka disa në xhepat e miliarderëve.
Përpara vizitës së Emmanuel Macron në qytetin jugor francez të Ganges, policia largoi protestuesit që mbanin tenxhere dhe tigane.
“Vezë dhe tigan, unë i përdor në gatim,” tha Macron ndërsa filloi vizitën e tij në Francën jugore, ku disa protestues hodhën vezë dhe patate ndaj presidentit francez.
Por teksa bënte deklaratë presidenti i Francës është gjuajtur me vezë në fytyrë.
Buena puntería, en toda la cara de Macron.
Tanto guardaespaldas, pa na ? pic.twitter.com/8hnKOv8unK— Anna. ❤️?? ?️ #???? (@Ann_Mass_paris) April 20, 2023