Protestë për orarin e muzikës në Vlorë, sipërmarrësit u vënë shiritin lokaleve (VIDEO)

Në Vlorë po zhvillohet sërish protestë nga pronarët e lokaleve dhe restoranteve për zgjatjen e orarit të muzikës përtej mesnatës.

Në shenjë proteste, sipërmarrësit kanë mbyllur lokalet dhe u kanë vënë shiritin. Ata gjithashtu kanë shkruan në letra A4 “Rroga e administratës paguhet nga taksat tona për të na shërbyer dhe jo e kundërta”.

Po ashtu, në shenjë proteste janë ndezur qirinj.

Kujtojmë se sot u mblodh Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe vendosi që muzika do të lejohet me një orë shtesë, nga 22:00 në orën 23:00./albeu.com


Shtuar 19.07.2021 20:34