Aktivistët e shoqërisë civile kanë organizuar një marshim protestë këtë 8-Mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Tubimi është caktuar në orët e natës, kjo si simbol që grave të mos u cënohet liria për të lëvizur, dhe po ashtu të mposhtet mentaliteti patriarkal.
Protesta nisi në orën 18:00 tek sheshi i “Lirisë”, në qytet Studenti, duke ndjekur itinerarin e publikuar, nga vendi ku nis grumbullimi, drejt Liceut Artistik, duke përshkuar më pas rrugën nga Kryeministria, tek Bashkia Tiranë dhe sheshi “Skëndërbej”.
Është zbuluar dhe himni i protestës, e cila do të jetë kënga “Nata është e jona”, që përfaqëson kështu edhe moton e këtij tubimi.