Protestat “zbusin” Ramën, ja çfarë paralajmëron (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për çmimet e karburantit, pas tre protestave të zhvilluara dhe të katërtës që pritet të mbahet sot.

Rama thekson se duke nisur nga sot Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit do të kalojë në filtër marzhin e fitimit të çdo kompanie karburanti.

Kjo lëvizje e Ramës vjen pas uljes me rreth 40 lekë të çmimit të naftës, pas ngritjes së qytetarëve në Protestë.

“MIRËMËNGJES ���

dhe me konfirmimin se nga sot, me ngritjen e Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburantit, çmimet do të kalojnë në filtrin e transparencës dhe marzhi i fitimit të kompanive do të ngrijë, për të mos lejuar asnjë abuzim në kurriz të qytetarëve, ju uroj një fundjavë të mbarë���”, ka shkruar Rama./albeu.com/


Shtuar 12.03.2022 08:35