Protestat për çmimet, Meta thirrje Policisë: Distancohu nga dhuna dhe ndalimet e papranueshme

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për protestën që po zhvillohet në shumë qytete të vendit për rritjen e çmimeve.

Meta u ka bërë thirrje qeverisë të dëshmojë ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e duhur në adresimin e të gjitha çështjeve që po shqetësojnë me të drejtë qytetarët. Gjithashtu i ka bërë thirrje policisë të distancohet nga dhuna dhe ndalimet e pajustifikuara.

“I bëj thirrje Qeverisë të dëshmojë ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e duhur në adresimin e të gjitha çështjeve që po shqetësojnë me të drejtë qytetarët, të cilët prej ditësh po protestojnë, në mbarë vendin, për dinjitetin dhe të drejtat e tyre thelbësore.

Policisë së Shtetit i tërheq vëmendjen për t’u distancuar nga dhuna e papranueshme dhe ndalimet e pajustifikuara”, shkruan Meta./albeu.com


Shtuar 11.03.2022 20:29