Biden: SHBA nuk do të provokojë “Luftën e Tretë Botërore” në Ukrainë

Presidenti amerikan Joe Biden theksoi edhe një herë të premten se SHBA nuk do të dërgojë trupa tokësore në Ukrainë.

“Ne nuk do të provokojmë luftën e tretë botërore në Ukrainë”, tha Biden pasi përsëriti mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara për aleatët e saj në NATO dhe premtoi se SHBA do të mbrojë “çdo pëllëmbë” të territorit të NATO-s.

“Dua të jem i qartë që, ne do të sigurohemi që Ukraina të ketë armët për të mbrojtur veten e një force pushtuese ruse. Dhe ne do të dërgojmë para dhe ndihma ushqimore për të shpëtuar jetët e ukrainasve. Ne do të mirëpresim refugjatët ukrainas krahë hapur nëse në fakt vijnë deri këtu”.

Biden falënderoi gjithashtu anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve për mbështetjen e tyre ndaj Ukrainës, duke vënë në dukje se ai foli me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky sot për rreth një orë. Biden shtoi se ai flet me presidentin ukrainas “pothuajse çdo ditë”.

Presidenti amerikan theksoi gjithashtu rëndësinë që SHBA dhe aleatët e saj të lëvizin së bashku në çdo lëvizje për të kundërshtuar Kremlinin.

“E di që ju kam frustruar herë pas here, por më e rëndësishme se ne të lëvizim kur duam është të sigurohemi që e gjithë NATO të jetë së bashku… Ata kanë dobësi të ndryshme nga ne,” tha Biden.