Protesta/ Tensione dhe shashka, qytetarët rrethojnë Bashkinë e Tiranës, kërkohet dorëheqja e Veliajt

Këtë të enjte, qytetarët janë grumbulluar përpara Bashkisë së Tiranës, në protestë pas skandalit të drejtorëve të Erion Veliajt.

Qytetarët po kërkojnë dorëheqjen e Veliajt, ndërsa kanë bllokuar rrugën përpara institucionit.

Protestuesit kanë ndezur tymuese dhe po thërrasin: O hajdut, o hajdut!

Të pranishëm janë edhe politikanë të opozitës, që kanë shprehur mbështetjen e tyre për protestën qytetare.

Ndërkaq, ka pasur dhe momente tensioni, ku janë hedhur shashka dhe ka pasur shtyrje mes protestuesve dhe policisë.


Shtuar 11.04.2024 11:40