Ish-kryeministri Sali Berisha i është bashkuar protestës qytetare të mbajtur në Tiranë për vrasjen e 7-vjeçares në Himarë nga gomonia që drejtohej nga komisari Arjan Tase.
Berisha ka mbajtur edhe fjalën e tij për mediat, ku ka theksuar se vogëlushja u vra nga një skafist qeveritar dhe përgjegjës sipas tij për këtë është drejtpërdrejt Edi Rama dhe qeveria e tij.
“Në fakt vogëlushja u blua nga një skafist qeveritar dhe përgjegjës për këtë është direkt Edi Rama dhe bandat e tij”, u shpreh Berisha./albeu.com/