Këtë të enjte, Belind Këlliçi, deklaroi se PD i ka dërguar prej dy ditësh Prokurorisë së Posaçme pyetje për bandën “5D”. Ai tha se SPAK duhet t’i përgjigjet opozitës dhe PD, ndërsa shtoi se raportimi i kreut të këtij institucioni, Altin Dumani në KUVEND ditën e hënë, ishte dështim.
Këlliçi tha se nga java tjetër do të nisin denoncimet e PD në SPAK.
“Mbrojtje nënshtrim më të shpifur se ç’bëri Dumani të hënë për 4 orë në Kuvend duke mos dhënë asnjë përgjigje për vjedhjet e Ramës e Veliaj nuk keni parë kurrë. Nuk kemi parë kurrë një prokuror që raporton për bilancin e punë s tij dhe në 99 përqind të rasteve tha nuk flas dot se janë nën hetim.
I kemi dërguar Dumanit këto dy ditë pyetje për bandën 5D gjë GJKKO e konsideron grup të strukturuar kriminal.
Dumani duhet ti përgjigjet opozitës dhe PD pse nuk amniston bandën dhe nuk zbaton vendimin e Tiranës.
I kemi dërguar 10 pyetje për inceneratorin e Tiranës.
SPAK lëshoi 8 masa ku pati o arrestime. Nuk ka qytetar që nuk e di se ata kanë ikur jashtë vendit. Masat u vonuan qëllimisht për t’i dhënë kohë grupit të largohen nga vendi.
Ne nuk do të ndalim. Standartin e vendosur me luftën kundër opozitës ne nuk e pranojmë. Korrupsionin nuk e bën opozita por qeveria.
Nga java tjetër do të fillojmë denoncimet para godinës së SPAK”, tha ai.