Në fjalën para qytetarëve në protestën para Bashkisë Tiranë, shefi i Organizimit të Partisë Demokratike, Klevis Balliu, u ka bërë thirrje forcave të rendit që të arrestojnë ata që i vjedhin.
Ai u shpreh se çdo pushtetar që mendon se impresionon me presione, gabon.
Sot më shumë se çdo ditë është koha për t’u treguar pushtetit të kalbur se nuk biem pre e lojërave të korrupsionit.Jemi këtu për të larguar hajdutët në qeveri e Bashki.
Thirrje policisë: “Nxirrni hajdutët nga bashkia. Arrestoni Veliajn dhe hajdutët pas tij. Ju vjedh rrogat dhe paratë. Arrestoni kriminelët e banditët që janë sot të lirë.
Çdo pushtetar nëse mendoni se na impresiononi me presione, gabon. Sot jemi këtu dhe do të jemi për t’ju përgjigjur qytetit dhe interesave kombëtare”, tha Balliu.