Këtë të mërkurë, opozita ka zhvilluar protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës. Gjatë fjalës së tij, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, komentoi deklaratat e kryeministrit Rama, teksa u shpreh se në zgjedhjet e ardhshme PS, do të marrë rezultatin e votimeve të 1992.
Gjithashtu, ai komentoi dhe rikthimin e Sali Berishës, Balliu tha se demokratëve u tentua t’u imponohej një PD ish-kryeministrin, por ai sot është në krye të këtij formacioni politik.
“Bashkia Tiranë ka 500 milionë euro në vit buxhet, janë taksat që paguajnë qytetarët. Qytetarët paguajnë taksa dhe kazanët e plehrave nuk pastrohen. Në Tiranë kanceri gjen aleat.
Aleati i kancerit është Erion Veliaj, sepse ndotja e kryeqytetit është realitet kudo, edhe në spitale. Te Lana mban era Veliaj. Tirana sot është qyteti më i ndotur në Europë.
Drejtësia, kur vjen puna tek Veliaj, nuk shikon. Kjo, pasi shikojnë se nuk ka incinerator. Vjedhja e tenderave që bëhet në bashki, nuk bëhet pa kryetarin e Bashkisë. Në Shqipëri nuk ka shëndetësi, shëndetësia është degdisur në gjendje tepër të rëndë. Na thanë se Sali Berishën nuk mund ta kemi kryetar, por sot e kemi kryetar. Për Ramën, që thotë se do kemi rezultatin e 1997, i themi se do marrë rezultatin e 1992, që morën etërit e vet”, u shpreh Balliu ai.