Kryeministri i Sri Lankës, Ranil Wickremesinghe, ka thënë se është i gatshëm të japë dorëheqjen dhe t’i hapë rrugën një qeverie gjithëpartiake.
Lajmi është bërë i ditur nga zyra e Kryeministrit, ndërkohë që vendi është duke u përballur me protesta masive. Mijëra protestues kanë sulmuar rezidencën e presidentit Gotabaya Rajapaksa në kryeqytetin Colombo.
“Për të garantuar sigurinë e qytetarëve, ai është dakord me këtë rekomandim të liderëve të partive opozitare”, thuhet në deklaratën e Kryeministrisë.
Një nga deputetet, Rauff Hakeem, me anë të një postimi në Twitter, ka deklaruar se deklarata e dorëheqjes vjen pas një takimi të liderëve të partisë, të mbajtur nga kryetari i Parlamentit të Sri Lankës, ku u ra dakord që t’i kërkohej presidentit dhe kryeministrit të japin dorëheqjen.
Si rezultat i protestave të dhunshëm, 55 persona janë plagosur, ndërkohë që autoritetet e Spitalit Kombëtar të Sri Lankës, bëjnë me dije se tre prej tyre janë lënduar me armë zjarri, mes tyre edhe një deputet./albeu.com