Opozita po proteston këtë të martë përpara Parlamentit të Shqipërisë. Ashtu siç edhe kishin paralajmëruar më herët, ata u mblodhën sot për të kundërshtuar miratimin e buxhtetit për vitin 2025. Protestës së sotme, i janë bashkuar edhe pensionistët të cilët ndihen të nënvlerësuar nga qeveria dhe buxheti i parashikuar.
Sikurse kanë vepruar edhe në protestat e tyre të mbajtura para disa ditësh përpara kryeministrisë, pensionistët edhe sot kanë kërkuar rritjen e pensioneve të tyre. Me pankarta në duar, ata kërkojnë nga qeveria rritjen e pensioneve me 20%.
Opozita e ka kundështuar buxhetin 2025 edhe gjatë seancave plenare, teksa e kanë konsideruar buxhet antisocial, që nuk i shërben as pensionistëve. Prandaj, opozita sot shprehet se ndodhet aty edhe në një formë ndërgjegjësimi me pensionistët.