Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës/ Tedi Blushi: Koha për aksion, durimit tonë i ka ardhur kulmi

Këtë të enjte, anëtari i këshillit bashkiak të Tiranës, si përfaqësues i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, nga protesta e opozitës ka paralajmëruar se tashmë ka ardhur koha për aksion.

Ai tha se durimit të opozitës, i ka ardhur kulmi.

“Jemi para këtij institucioni që sot është kthyer në simbolin më të urryer të shqiptarëve. Nuk kam besim se drejtësia do të bëjë drejtësi me këtë kriminel të fëlliqur që fshihet pas policisë dhe shtetit dhe ka miliona euro pasuri të paligjshme. Ne jemi këtu për t’u dhënë fjalën e nderit se nuk do të tërhiqemi.
Do të vijojmë këtë betejë deri në ditën kur të vendoset drejtësi për krimet dhe vjedhjet që ai ka kryer. Është koha e aksionit, pasi durimit tonë i ka ardhur kulmi. Edhe ju jeni lodhur me fjalimet e gjata. Ne do të arrestojmë Erion Veliajn, kudo ku ai ndodhet pasi sa kohë SPAK është bërë palë me ne”, tha Blushi.


Shtuar 8.08.2024 11:37