Protesta e opozitës/ Deputetët e parë që mbërrijnë para Kryesisë

Teksa na ndjanë vetëm pak minuta nga nisja e protestës së paralajmëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha, ka nisur dhe grumbullimi i parë i deputetëve të opozitës.

Siç shihet nga pamjet, deputeti Flamur Noka, Luçiano Boçi, Oerd Bylykbashi, po shkojnë drejt ambienteve të jashtme të Kryesisë, ku do të mbahet protesta.

Ndërsa nga ana tjetër,  edhe prokurorët e SPAK kanë mbërritur në Kryesi, ku do të mblidhet Këshilli i Mandateve për heqjen e imunitetit të Berishës.


Shtuar 18.12.2023 11:54