Qindra qytetarë janë mbledhur sot në Tiranë, për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga opozita.
Protestuesit janë mbledhur para selisë së PD-së, në pritje të daljes së kryetarit të opozitës, Sali Berisha, për t’iu bashkuar protestës para Kryeministrisë.
Të lidhura
None found
Ndërkohë mësohet se mbi 1500 forca policie janë angazhuar në terren për të siguruar mbarëvajtjen e protestës.
Gjithashtu, Gjykata pritet të japë sot edhe vendimin për vulën e Partisë Demokratike. Megjithatë, kreu i PD Sali Berisha, ka thënë vazhdimisht se protesta nuk është e lidhur me këtë çështje, por është kundër qeverisë dhe problemeve që kanë përfshirë vendin.
Policia e Shtetit ka bërë të ditur se nga ora 10:00 do të bllokohen disa rrugë deri në përfundim të tubimit.
Rrugët ku do të bllokohet qarkullimi: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.
/albeu.com/
