Protesta e banorëve të Thumanës, Berisha: 2 shtatori ditë beteje te Parlamenti!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli mbrëmjen e sotme dhe për protestë e banorëve të Thumanës dhe zonavepërreth Bashkisë së Krujës, të cilët kanë paralajmëruar se nesër do ta zhvendosin para ambienteve të Kuvendit. Berisha tha se 2 shtatori është një ditë beteje. Ai ftoi qytetarët e Tiranës që t’i bashkohen kësaj proteste.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Të dashur miq, guximtarët e Thumanës nesër janë përpara parlamentit. Ftoj qytetarët e Tiranës t’u bashkohen atyre në protestën për të drejtat kushtetuese, në protestën kundër bashkimit të këtyre banditëve qeveritarë, në protestën kundër diskriminimit të gjysmë milioni shqiptarëve. Ndaj edhe ju ftoj, 2 shtatorin ditë beteje, betejë tek parlamenti!


Shtuar 1.09.2024 21:43