Komisioni i Rithemelimit ose i njohiur ndryshe si Grupi i Berishës ka paditur sot në Prokurori, Sokol Bizhgën, kreun e Forcave Operacione në Polici, për shpërdorim detyre, pasi në protestën e 8 janarit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha u hodh gaz lotsjellës.
Sipas grupit të Berishës, në protestë është hedhur sasi e madhe gazi lotsjellës i cili ka rrezikuar shëndetin e protestuesve.
Kujtojmë se Komisioni i Rithemelimit ka paditur gjithashtu edhe deputetin demokrat Kreshnik Çollakun për shpifje pasi “foli për influenca ruse në protestë” si dhe Spartak Brahon për shkak të një deklaratë të bërë prej tij pak para protestës së 8 janarit në oborrin e PD-së, ku tha se një person me iniciale E. A., do të vritej në protestë.