Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi nuk ka pranuar që të marrë pjesë në protestën e organizuar nga Sali Berishë më 7 korrik. Para mediave, para se të futej në Kuvend, Bardhi tha se do të ishte gjithmonë në krah të qytetarëve, e jo të të ashtuquajturave “non grata”.
“Gjithmonë ka arsye për të protestuar! Gjithmonë krah qytetarëve dhe jo non gratave,”tha Gazment Bardhi.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se më 7 korrik do të nisë një kryengritje kundër qeverisë së Edi Ramës. Ai ka zhvilluar tryeza ma avokatë e aktivistë së fundmi, të cilët i ka ftuar që të shkojnë në protestë për të rrëzuar qeverinë. Sipas Berishës, Rama është fajtor për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria. Ai ka thënë gjithashtu se selia blu do të jetë çdo ditë e hapur për çdo qytetar që kërkon të bëjë një denoncim.