Protesta e 7 korrikut, Balliu: Do vërtetohet se PD është më e fortë, do kërkohet dorëheqja e Ramës

Shefi i organazimit të protestës së PD ditën e nesërme, Klevis Balliu ka folur për protestën e nesërme duke dhënë e dhe disa detaje.

Balliu u shpreh se nuk kishte më asgjë për të pritur dhe se të gjithë duhet të jenë në protestë, ndërso shtoi se nesër do të vërtetohet se PD është më e fortë.

Sa i përket mundësisë për një shpërndarje të dhunshme nga ana e policisë, Balliu në Fax Neës tha se efektivët nuk duhet të provokojnë protestuesit.

“Sa qindra dhe mijëra qytetarë shqiptarë duhet të ikin për të dalë në protesta? Edhe sa kohë duhet të presim? Qytetarët nuk po u kërkojnë qeverive ndonjë luks të madh thjesht që puna t’u përkthehet në të ardhura. Këtu punojnë me dhjetëra orë dhe nuk u dalin paratë.

Sot PD është më e fortë se dje dhe këtë do ta vërtetoni nesër. Do të ketë një fjalim, do të ketë poduim, do ketë një kërkesë zyrtare për dorëheqjen e qeverisë për arsye të cilat i renditëm më herët. Do vijohet më tej me programet tona të cilat do t’i prezantojmë në përballjet elektorale. Nesër PD do të nisë këtë aksion dhe do të vazhdojë çdo ditë e më shumë.

Çfarë ndodh nëse do ketë një shpërndarje me gaz lotsjellës?

Policia nuk duhet të provokojë njerëzit. Më së shumti provokimet janë krijuar nga Rama. Jam i bindur se qytetarët nuk do të rrinë më indiferentë. Ne kemi detyrimin ta udhëhqeim aksionin për rrëzimin e qeverisë së hajdutërisë dhe për të mbrojtur interesat tona kombëtare. Nesër koha e analizave mbaroi, është koha e veprimit”, u shpreh Balliu. /albeu.com