Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta kanë organizuar mbrëmjen e sotme një protestë për rrëzimin e qeverisë Rama.
Pjesëmarrja në këtë protestë e mbështetësve të opozitës ka qenë i madh.
Protestës e ka komentuar dhe gazetari Artan Hoxha, i cili përmes një statusi në Facebook, me ironi këshillon pilotët e avionëve të linjave ndërkombëtare të mos kalojnë mbi hapësirën ajrore të Shqipërisë pasi po qarkullojnë në të dronët e medias së “lirë dhe të pavarur” nga qeveria.
Më tej ai shkruan se kamerat e tyre janë ngjitur aq lart sa edhe satelitët “Albania 1” dhe “ Albania 2” do t’i kishin zili.
“Nje apel per pilotet e avioneve te linjave nderkombetare, qe po fluturojne mbi hapesiren ajrore te Shqiperise.
Nese shohin ndonje objekt te çuditshem, qe sillet rrotull tyre mbi qiellin e Tiranes, te mos shqetesohen.
Nuk eshte inteligjence artificiale, apo jashtetokesore qe po fluturojne mbi orbiten e tokes.
Jane dronet e medias se “lire” dhe te “pavarur” fare qeveria, qe per te treguar me “çdo kusht te verteten”, e kane ngjitur kameran aq lart, sa edhe satelitet Albania 1 dhe Albania 2, te kryeministrit, do ta kishin zili”, shkruan Artan Hoxha./albeu.com