Sot, gazetari dhe analisti Kastriot Myftaraj i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga pallati.
Mësohet se kohët e fundit ai ishte diagnostikuar me kancer, dhe besohet të ketë qenë kjo arsyeja pse Myftaraj mori vendimin për t’i dhënë fund jetës. Policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa kanë nisur dhe spekulimet e para.
Pronari i televizionit lokal të Gjirokastrës ALPO TV, Aristotel Petro, shkruan në Facebook se Kastrioti nuk është një njeri që bën vetëvrasje. Sipas tij, atë e kanë vrarë.
https://www.facebook.com/petro.aris/posts/pfbid02VRHPWsNRZcQh7zpCexmva7J9cpdP5WRxBGthxP5u5un7fwmRrZgJSpAPeh1rHcXVl?__cft__[0]=AZWsOXnTiXvUW_uNZvD3D11yOIt0uPJMI2pKqZVAZNMNZUTPMSWwandWcYDWxAMGYjoupVwaFz7tV0sYCKgvOm8PYfwTrq3ufGKSoaAd8l3f-H5Sv8NbBx3zEL9-aEhIzIg&__tn__=%2CO%2CP-R
Postimi i plotë:
Një lajm i kobshëm për fjalën e lirë po qarkullon këto momente kur po flitet se Gazetari (nga të paktët që mund të quhen të tillë) Kastriot Myftaraj ka bërë vetvrasje duke u hedhur nga kati 4rt i një ndërtese .
Me aq sa e njihnim Kastriotin ai nuk ishte person që mund të bënte vetëvrasje dhe pa asnjë dyshim mund të themi në se lajmi që ka vetëm pak minuta që ka dalë nga ky moment është i vërtetë kuptohet se Kastriotin e kanë vrarë. Kastioti shkruante të vërteta që pak i kuptonin dhe nuk kishte ngjyrime politike ! Në se nuk zhvillohen hetime serioze për këtë krim përgjegjësia më e madhe e këti krimi i bie Qeverisë aktuale në pushtet dhe Kryeministrit Edi Rama ! Një tjetër gjë edhe më e keqe akoma është kur shikojmë komente fyese për të ndjerin ku komentues pa asnjë lloj lidhje me të e fyejnë edhe pse pretendohet se ai nuk është më mes nesh. Nuk ka fatkeqësi më të madhe kur një Penë e lirë shkruan të vërteta për ti hapur sytë këtij populli të shumë vuajtur e të mari pas tëre ato fyerje edhe pse asnjëherë nuk ka fyer asnjë nga komentuesit zemërkatranë ! Për kë duhet të përpiqet e punojë një Gazetar sot ? E kuptoni o njerëz që fatkeqësia juaj jeni vet ju që nuk dini kujt ti kërkoni llogari e kë të mbëshesni me veprimet tuaja? Fatkeqësi dhe humbje për median e lirë për gazetarinë e vërtetë që edhe kështu në shqipëri të tillët janë aq pak sa mund të numërohen me gishtat e një dore !/albeu.com