Prokurorja e Kukësit, Rita Gjati ka kallëzuar për shpërdorim detyre 3 anëtarë të KPK-së.
Të paditurit nga prokuroja e Kukësit janë kryetarja e Komisionit të Pavaruar të Kualifikimit, Genta Bungo, dhe anëtarët Alma Faskaj e Lulëzim Hamitaj.
Prokurorja Rita Gjati e Prokurorisë së Kukësit do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare.
Prokurorja Rita Gjati e Prokurorisë së Rrethit Kukës do të përballet këtë të martë më 16 mars me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjyqësore që po kryen procesin e vetingut përbëhet nga Alma Faskaj, Lulzim Hamitaj dhe Genta Tafa Bungo, pikërisht ata të cilët prokuroja i ka paditur.
Rita Gjati e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2002 si prokurore në Sarandë, por në vitin 2008 ajo u shkarkua nga Prokurorja e Përgjithshme e kohës, Ina Rama pas një inspektimi të kryer.
Gjati e kundërshtoi shkarkimin si të paligjshëm në gjykatë dhe e fitoi çështjen, së bashku me disa prokurorë të tjerë. Ajo u rikthye në detyrë në vitin 2013 dhe në vitin 2014 u emërua në Prokurorinë e Kukësit, ku vazhdon të kryejë detyrën.